Messi – Ronaldo, kjo është sfida e fundit për 2018

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, edhe pse në kampionate të ndryshme po vazhdojnë garën me njëri tjetrin.

Tani, ata janë në garë se cili do ta mbyllë vitin kalendarik si golashënuesi më i mirë.

Deri më tani, Lionel Messi ka shënuar 44 gola në 2018, dhe po lufton me Cristianon për top shënuesin.

Ai është i hendikepuar sepse ka vetëm edhe dy ndeshje të mbetura, që i bie dy më pak se konkurrentët e tjerë, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Ronaldo gjithashtu ka shënuar 44 gola, prej të cilave 40 me Juven dhe Realin si dhe katër të tjera në Kupën e Botës.

Ai do të ketë përpara edhe disa ndeshje pasi Serie A ka zgjatur kalendarin për festën e Krishtlindjes, ashtu sikurse në Premierligë.

Në garë me dyshen e jashtëzakonshme është edhe sulmuesi i Bayern, Robert Lewandowski