Messi: “Ronaldo ka merituar çdo Top të Artë që ka fituar”

127

Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive në një nga emisionet e MBC-së, me ç’rast ka folur për marëdhëniet me Cristiano Ronaldon dhe rivaliteti për të qenë lojtari më i mirë në botë vit pas viti.

“Kam thënë gjithmonë që krahasimet janë gjëra të mediave, disa çështje dhe tema që tashmë kanë vite që diskutohen. Unë personalisht tentoj të ndihmoj ekipin tim, të luaj, të rritem çdo vit dhe të bëj mirë punën time. Nuk e krahasoj veten as me Cristiano Ronaldon e as me askënd tjetër. Mendoj vetëm për vetveten dhe bashkëlojtaret e mi si dhe per të fituar ndeshjet”.

“Nuk njihemi personalisht, por njihemi gjatë ndeshjeve. Nuk shihemi jashtë fushave të lojës për të patur një lidhje, por kjo nuk është për diçka speciale. Thjesht ai është në një ekip tjetër dhe ne shihemi çdo herë që luajmë, asgjë më tepër”, siguroi Messi.

“Cristiano Ronaldo ka merituar çdo Top të Artë që ka fituar. Kanë votuar përzgjedhësit e kombëtareve, lojtarët, gazetarët dhe FIFA vetëm se ka pranuar fituesin. Ai ka merituar gjithmonë atë që ka fituar”, vazhdoi ai.

“Real Madridi është një klub shumë i madh, me shumë histori. Është gjithmonë një rival i komplikuar për Barcelonën. Real Madridi ka lojtar të mëdhenj. Ata kanë patur gjithmonë disa yje impresionues dhe janë njëra nga skuadrat më të mira në botë. Ata gjithmone na kanë bërë jetën të vështire në garën për titullin e La Ligas. Ekziston shumë rivalitet dhe ne gjithmonë tentojmë të bëjmë më mirë se ta”, përfundoi Lionel Messi.