Messi pushton edhe Londrën

79

Lionel Messi afron Barcelonën drejt çerekfinales derisa e bën të duket i vogël “Big Benin” në Londër krahas tij, pasi që realizon dy gola të bukur në duel me Arsenalin.

Megjithëse në plan të parë rezultati mund të duket një superioritet për skuadrën blaugrana, dueli ishte mjaft interesant me një 45 minutësh mjaft dramatik, në fraksionin e parë.
Topçinjtë i afrohen disa herë portës të Ter Stegen, mirëpo mungon goditja finale për ta thyer gardianin gjerman
.
I njejti skenar ndodh edhe në pjesën e dytë. Giroud shpërdoron mundësi ta pafundme, derisa Lionel Messi nuk fal në mundësinë e parë serioze të treguar.

Pas një kundërzbritje të shpejtë, Neymar shërben brenda zonës Messin, që me elegancën më të madhe arrinë të thyejë më në fund Petr Cech. Mirpo, argjentinasi nuk ndalet me kaq, pesë minuta para fundit fiton një penalti brenda zonës, të cilën vet e konkretizon në gol.

Me këtë fitore në transfertë, Barça duket se e ka më të lehtë takimin e kthimit në Spanjë.