Messi në bisedime me një super klub (FOTO)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se klubi është në bisedime me sulmuesin Lionel Messi për vazhdimin e kontratës së tij në Camp Nou.

Lionel Messi është në bisedime me Barcelonën për vazhdimin e kontratës së tij në Camp Nou.

Messi është aktualisht i lidhur me gjigantin katalan deri më 2018.

Por, kampioni i La Ligës i ka ofruar një marrëveshje të re.

Dhe, sipas Bartomeut është vetëm çështje kohe para se 29-vjeçari ta nënshkruajë atë.

“Messi ka edhe dy vjet në kontratën e tij por ne jemi në negociata për ta vazhduar sepse duam që ai ta vazhdojë”, deklaroi Bartomey për “Catalunya Radio”, përcjell “Lajmi.net”.

Messi është aktualisht duke u rikuperuar nga një lëndim.