Messi me fjalë të mëdha për talentin e Chelsea: “Ai ka potencial që të bëhet njëri ndër më të mirët”

Mason Mount ka shkëlqyer në këtë sezon te Chelsea dhe për formën e tij të lartë ka marrë lëvdata.

Lionel Messi ka thënë se mesfushori anglez mund të bëhet njëri prej më të mirëve në botë nëse vazhdon të punojë kështu.

Argjentinasi dhe Monut janë takuar me një eveniment të FIFA-s dhe aty kanë pasur rastin që t’i shkëmbejnë ca fjalë.

“E kam shikuar duke luajtur atë (Mount), ai ka potencial që të bëhet njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë Messi.

Mesfushori anglez ka arritur që të bëhet edhe pjesë e kombëtares së Anglisë, madje golin e parë për Tre Luanët e kishte shënuar në nëntor të vitit të kaluar ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kujtojmë se në mediat spanjolle raportohet se Real Madridi dhe Barcelona po mbajnë një shikim afër tij, mirëpo Chelsea vështirë se mund të lejojë largimin e lojtarit.