Messi gëzon tifozët e Barcelonës me këtë veprim

214

Lionel Messi është kthyer më herët nga pushimet për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri.

Lajmin e ka konfirmuar klubi të cilët kanë futur pesë herë fituesin e Topit të Artë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në St. George’s Park në Britani të Madhe, për përgatitjet parasezonale.

Argjentinasi ishte planifikuar t’i bashkohej ekipit më 1 gusht, por dëshiron të përgatitet sa më mirë për sezonin e ri.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve: Leo Messi, Arda Turan, Masip, Luis Suárez, Munir, Sergi Roberto, Adriano, Aleix Vidal, Mathieu, Denis Suárez, Samper, Tello, Montoya, José Suárez, Josep Martínez, Marlon, Martínez, Borja López, Carbonell, Gumbau, Aleñá, Nili, Alfaro, Cámara y Mujica