Messi flet pasi fitoi për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’

Lionel Messi është për herë të gjashtë fitues i çmimit ‘Topi i Artë’ i ndarë nga France Football.

Ylli argjentinas ka mposhtur në konkurrencë qendërmbrojtësin holandez Virgil Van Dijk si dhe rivalin e tij Cristiano Ronaldon.

Pasi fitoi këtë çmim prestigjioz, Messi ka folur para të pranishmëve duke falënderuar, gazetarët dhe bashkëlojtarët e tij.

“Dua të falënderoj gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoj këtë çmim, faleminderit shumë”.

“Faleminderit edhe lojtarëve, skuadrës sime, kanë kontribuar shumë për këtë çmim që unë kam fituar, i falënderohem vërtetë shumë. Më kujtohet momenti i parë në Paris, me vëllezërit e mi, kur fitova topin e parë, ishte magjike, s’e kisha menduar, sidomos pas u ktheva ta fitojë disa herë”, deklaroi Leo.

/Gazeta Sheshi/