Messi dhuron ‘show’ në deklasimin që Barcelona ia bën Man Unitedit

Barcelona me shumë lehtësi ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Skuadra katalane e udhëhequr nga Lionel Messi, ka arritur të mposht 3:0 Manchester Unitedin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të martën mbrëma.

Messi ‘shoun’ futbollistik e nisi në minutën e 16’, duke shënuar një gol të bukur nga largësia, për 1:0.

Nuk vonoi shumë, dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi edhe golin e dytë, për 2:0, pas një gabimi të portierit David De Gea.

Kur pritej që Manchester United të shfaqej më rrezikshëm në pjesën e dytë, ishte Philippe Coutinho që mbylli ndeshjen.

Braziliani u përkujdes që në minutën e 61’, të shënonte një gol jashtëzakonisht të bukur për 3:0.

Pas dy ndeshjeve, Barcelona 4:0 Manchester United.