Messi alivanos një tifoze

112

Një tifoze e skuadrës së Villarrealit është alivanosur gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës në Madrigal. Jo për shkak të rezultatit (2-2), mirëpo për shkak të një goditje të yllit argjentinas Lionel Messi, që kishte goditur atë, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjuajtja e Messit a ka lënduar atë, dhe është dashur ndërhyrja e stafit mjeksor për ta këndellur tifozen. Në ndihmë asaj i kanë ndalë edhe mjekët e skuadrës së Barcelonës, të cilët i kanë ofruar tratman më të gjerë.

Gjithashtu skuadra blaugranase e ka ftuar atë për të parë një ndeshje të Barcelonës në Camp Nou.

/Gazeta Sheshi/