Mësohet koha sa do të mungojë Herolind Shala

Përfaqësuesja e Kosovës është në telashe të mëdha para dy ndeshjeve të radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Trajneri Bernard Challandes do të përballet me mungesa të shumta në këto dy ndeshje.

Listës së futbollistëve të lënduar së fundmi i është shtuar edhe mesfushori Herolind Shala.

Futbollisti i Valerengas ka pësuar një lëndim ditë më parë dhe kështu do të mungojë disa javë.

Zyrtarisht, klubi norvegjez ka konfirmuar se kapiteni i Kosovës do të mbetet jashtë fushave për gjashtë javë.

Përveç Shalës, Kosovës do t’i mungojnë edhe Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu.

Më 7 shtator, Kosova e pret Republikën e Çekisë, ndërkaq tre ditë vonë i shkon Anglisë në Southampton.