Mesi zgjidhet “Lojtari i Muajit” për herë të parë

157

Ka fituar gjithçka dhe ka vendosur rekord në “Topin e Artë”, por nuk ka mundur që të zgjidhet asnjëherë si lojtari më i mirë i muajit në Spanjë. Është shumë e çuditshme, duke ditur që në vitet e fundit ka qenë dominues në garën për futbollistin më të mirë të sezonit.

Gjithsesi, hera e parë që ylli argjentinas ka marrë trofeun e “Lojtarit të Muajit” në La Liga ka ndodhur vetëm ditën e djeshme. Ai është vlerësuar për paraqitjen e shkëlqyer gjatë janarit. Ky çmim nisi të jepet zyrtarisht që prej edicionit 2013/2014, kur edhe “Pleshti” ka qenë në kulmin e karrierës së tij.

La Liga është justifikuar me faktin se, pavarësisht rendimentit të jashtëzakonshëm në total, çdo muaj ka qenë gjithnjë një lojtar tjetër që arrinte të kishte një paraqitje më të mirë. Një justifikim që, gjithsesi, nuk bind mjaftueshëm. Për të qenë të saktë se çfarë ka arritur të realizojë Mesi në muajin janar, për të kuptuar që e meritoi, janë shifrat e paraqitura. Në pesë ndeshje, ai ka shënuar gjashtë dhe ka krijuar tetë raste.