Meshkuj, hani spinaq për të qenë më pjellorë

Diskutimet lidhur me pjellorinë kryesisht fokusohen në vjetërimin e vezëve të gruas, por të gjithëe dimë që për të bërë një fëmijë duhen dy veta. Edhe meshkujt mund të jenë jopjellorë.

Sipas statistikave, infertiliteti i prek gati 12 përqind të çifteve. Por, nëse ju, meshkuj, hani ushqimet e mëposhtme, ndoshta edhe mund të rrisni gjasat për të bërë fëmijë.

Arrat

Studimet kanë treguar se për meshkujt, konsumimi i disa arrave çdo ditë, mund të ndikojë në një spermë më të fortë, më të shpejtë e bile edhe më të bukur!

Shkencëtarët kanë studiuar efektet e acideve yndyrore gjysëm to ngopura në shëndetin e spermës tek 117 meshkuj të moshave 21 deri 35 vjeç. Ata që hanin 75 gramë në ditë të arrave të pasura me Omega 3 (rreth 2/3 e gotës ose dy grushte meshkujsh arra) kishin pasur përmirësim në vitalitetin e spermës, lëvizshmëri dhe përbërje. Grupi që nuk kishte ngrenë arra nuk kishte pasur ndryshime.

Karrotat
Është zbuluar se produktet e pasura me beta karoten mund të përmirësojnë lëvizshmërinë e spermës (aftësinë e saj për të “notuar” drejt vezoreve të gruas) për 8 përqind. Karrotat janë dalluar për karakteristikat që ndikojnë në rritjen e spermës.

Luteina, një antioksidant që është gjetur në gjethet e gjelbëra, ka një efekt të ngjashëm. Kur bëhet fjalë për pjellorinë e meshkujve, kjo është çka ju duhet!

Spinaçi

Zonja, bindeni burrin tuaj të ndjekë shembullin e Popajit dhe shumë shpejt mund të bëheni me fëmijë!

Është konstatuar se acidi folik dhe zinku kanë ndikim pozitiv tek meshkujt me fertilitet të zvogëluar. Acidin folik i cili e përmirëson spermën, vitaminën B9, e gjeni në gjethet e gjelbërta të spinaçit dhe tek lakra e gjelbër.