Mesfushori rrëfen SMS-në: “Më larguan me ‘Whatsapp’, por…”

171

Mesfushori i Stoke Sitit ka zbuluar disa detaje për mënyrën se si u largua pas 4 viteve nga skuadra e Liverpulit në Premier Ligë.

hd-joe-allen_mqpcjc4an00n1dxf0tck8ink3Në një rrëfim për “Telegraph”, Joe Allen ka thënë se njoftimin e largimit e mori me një mesazh në “Whatsapp”.

“Urime për kalimin tënd te Stoke Siti, i dashur Joe”,-ishte mesazhi i ardhur ndaj tij.

“Nuk e dija as se isha në merkato, nuk kishte ndonjë komunikim të madh dhe nuk besoj se ishte rruga më e mirë për t’i bërë gjërat. Ishte stresuese, nuk ishte një lamtumirë siç duhej, por nuk jam një tip i ndjeshëm”,-ka thënë ai për gazetën britanike.