Mervan Bejtullahu, gjyqtari më i mirë në Komunën e Gjilanit për edicionin 2018/19

Komuna e Gjilanit ka bërë zgjedhjen e më të mirëve për edicionin 2018/19 në 20 vjetorin e çlirimit të qytetit, shkruan Gazetasheshi.com.

Krahas shumë çmimet të cilat u dhënë në gala mbrëmjen e organizuar të premten mbrëma, u dha edhe epiteti i gjyqtarit më të mirë.

Më i miri nga ‘këmishzinjtë’ u zgjodh Mervan Bejtullahu, njëri ndër gjyqtarët më autoritativ në Superligën e Kosovës.

Për Bejtullahun kjo ishte hera e dytë që e fiton këtë çmim, duke qenë njëherit njëri ndër gjyqtarët më të mirë nga kjo Komunë.

Fotografia e Lutfi Haziri

/Gazeta Sheshi/