Merret vendimi për ndeshjen Shqipëri-Angli, kur diskutohej se mund ta fitonim në tavolinë

196

Tani nuk ka më dyshime. Ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2020 do të luhet sipas axhendës së vendosur më parë më 28 mars në stadiumin “Air Albania”. Konfirmimi vjen nga mediat angleze, të cilat bëjnë të ditur se qeveria në vend do të japë një leje të veçantë për kombëtaren e “Tre Luanëve”, në mënyrë që ajo të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar pasur nevojë për izolimin e detyrueshëm 10-ditor.

Anglia

Që nga 22 dhjetori i vitit të shkuar, qeveria angleze ashpërsoi masat anti-Covid, duke kërkuar karantinimin e personave që hyjnë në territorin e saj nga disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Këto masa detyruan skuadrat angleze dhe UEFA-n të spostonin në fusha neutrale sfidat në Kupat e Europës. Si pasojë edhe për ndeshjen Shqipëri-Angli ishte folur për të njëjtin skenar. Por duke qenë se kombëtarja angleze do të luajë sërish në shtëpi kundër Polonisë vetëm tre ditë pas sfidës në Tiranë, atëherë qeveria do të bëj një lëshim për skuadrën e drejtuar nga Garret Southgate.