Mentor Zhdrella ka disa fjalë para lojës me Gjilanin

269

Feronikeli nuk e ka nisur mirë sezonin e ri futbollistik, me ç’rast ka lëshuar pikët e para në shtëpi përballë Besës, ndërkohë ato kërkon ti kompensojë nga udhëtimi në Gjilan. Njëri ndër lojtarët më të mirë të kësaj skuadre Mentor Zhdrella shprehet i bindur se skuadra e tij do tregojë lojëra më cilësore në vazhdim të kampionatit, derisa edhe rezultatet nuk priten të mungojnë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, por ju garantoj që do shihni më vonë Feronikelin e vërtetë. Ky është fillimi i kampionatit, por duke i besuar skuadrës të cilën e kemi shumë cilësore, stafit profesional të trajnerëve, besojmë se rezultatet do vijnë me kohë”, theksoi Zhdrella për faqen zyrtare të klubit nga Drenasi.

Ndërkohë katër herë futbollisti më i mirë në vend beson se Feronikeli do arrijë në fund të shpallet sërish kampion, duke bërë triplet titujsh.

/Gazeta Sheshi/