Menez largohet nga Milan, befason me skuadrën e re

250

Sulmuesi francez, Jeremy Menez, do të largohet nga Milan në drejtim të Bordeaux.

Goal shkruan që klubi francez e ka konfirmuar që janë afër finalizimit të marrëveshjes me Menezin.

Ai i bëri vetëm 10 paraqitje në Serie A për “Rossonerët” në sezonin e fundit, ndërsa pritet që të hënën t’i kryejë testet mjekësore te ekipi i ri.

Në të kaluarën Menez ka luajtur edhe për Monacon, Sochaux, Romën e Paris Saint-Germain.