Menaxheri i Grecës “shfrynë” ndaj Mezanit në rrjetet sociale!

Feronikeli triumfon ndaj Gjilanit në xhiron hapëse të Superligës, në duelin ku spikati futbollisti Bedri Greca, i cili realizoi tre gola ndaj ish-skuadrës së tij, shkruan Gazetasheshi.com.

Futbollisti u ‘hakmorr’ ndaj ish-skuadrës për shkak të kaluarës. Kujtojmë se në janar, Greca largohej nga Gjilani mes shumë polemikave dhe firmoste me Laçin në Superiore.

29 vjeçari hodhi akuza ndaj trajnerit të Gjilanit, Gentian Mezani, si shkaktar për largimin e tij, ndërsa tani feston para syve të tij, teksa nuk mungon as gëzimi i njerëzve të afërt të tij për këtë hakmarrje.

Menaxheri i futbollisti, France Bode, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i lansuar një mesazh teknikut vlonjat pas realizimit të tre golave të Grecës.

“Më ngeli merak të kishte bo edhe një gol të katërt Mezanit”, ka shkruar Bode.

Publikimi i menaxherit të futbollistit Bedri Greca në rrjetet sociale

Ndryshe Greca u rikthye në futbollin kosovar në afatin kalimtar të verës, duke qenë kështu njëri ndër ardhjet më të bujshme në këtë ‘merkato’ në futbollin kosovar.

/Gazeta Sheshi/