Memushaj sherr me Bashën, shënojnë Avdijaj, Kukeli e Hyka

128

Ledian Memushaj fiton derbin shqiptar me Migjen Bashën në Serinë B, madje e detyroi bashkëkombasin e tij të kryente një ndërhyrje ta gabuar që për gjyqtarin e ndeshjes Pescara – Como ishte i ndëshkueshëm me karton të kuq. Po luheshin minutat shtesë të takimit dhe rezultati ishte fiksuar në shifrat 2-1. Për Pescarën në pjesën e parë kishte realizuar një dygolësh Lapadula, ndërsa Giosa i Comos në të 60-ën e ndezi edhe më shumë sfidën, aq sa Bashën nuk e mbajtën nervat kur Memushaj nxitoi ta kapte ne befasi kundërshtarin në minutat shtesë.

Shqiptari i Comos nuk zgjodhi mënyrën e duhur për ta ndalur vlonjatin e Pescarës,  veprim që u shoqërua me karton të kuq për Bashën dhe një përplasje fizike mes pjesëtarëve të të dy ekipeve.

E shtunë pozitive edhe për Jahmir Hykën që fitoi një 11-meërrshin për golin e parë si dhe shënopi golin e fundit të Luzernës në fitoren 5-1 me Vaduzin. Në radhët e skuadrës nga Lihtenshtejni mungonte Armando Sadiku, që nuk rezultonte as i grumbulluar.

Edhe Burim Kukeli la shënje në suksesin 4-0 të Zurihut ndaj S. Gallen. Mesfushori i kombëtares shqiptare shënpo golin e 2-0 në minutën e 35.

Në Austri Donis Avdiaj ishte inspiruesi i fitores 1-3 të Sturmit të Gracit ndaj Grodig. Në të 77-ën futbollisti shqiptar realizoi golin e barazimit, ndërsa në kohën shtesë dha dy asiste që u shndërruan në gola nga Gruber.