Memorial për Ali Maralushën: Të enjten Liria – Seleksioni i Kosovës

Ali Maralusha ndërroi jetë në korrik të vitit 2012 pas një sëmundje të rëndë.

Maralusha ka qenë pjesë e gjeneratës së artë që në kohen e mëevetësimit të futbollit, me Lirinë u shpall kampion në vitit 1995.

Kurse, të enjten do të organizohet Memorial për Ali Maralushen. Shkruan Gazetasheshi.com

Klubi Fubollistik “Liria” do të ballafaqohet me Seleksionin e Kosovës (veteranët), në kujtim të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit.

Më poshtë e keni njoftimin e klubit:

Memorial për Ali Maralushën

Të enjten Liria – Seleksioni i Kosovës (veteranët)

Në kujtim të ish futbollistit dhe ish trajnerit, Ali Maralusha të enjten në Prizren, veteranët e Lirisë luajnë kundër Seleksionit të Kosovës.
Ali Maralusha, ndërroi jetë në korrik të vitit 2012 pas një sëmundje të rëndë.
Ai, ka qenë pjesë e gjeneratës së artë që në kohën e mëvetësimit të futbollit, me Lirinë u shpall kampion më 1995.
Maralusha, deri në ditën e fundit të jetës ishte trajner në KF Liria, duke qenë trajner i ekipit të parë.
KF Liria dhe opinioni sportëdashës, do ta kujtoj me pietet Ali Maralushën, si një nga figurat qendrore, në historinë e klubit.

Ndeshja, fillon në ora 17.00.

/Gazeta Sheshi/