Kosova ka pësuar humbje të thellë 91-67 nga Sllovakia, në takimin e tretë në rrethin e parë kualifikues për Botërorin 2023.
Basketbollistët kosovarë nuk ishin fare në elementin e tyre mbrëmë, dhe pandemia mund të jetë një arsye për këtë.
Mungesat e mëdha te Kosova, sidomos ajo e Dardan Berishës ishin vendimtare për rrjedhën e këtij takimi.
Te Kombëtarja e Kosovës më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi dhe Erjon Kastrati me 17, respektivisht 14 pikë.
Në lidhjen me paraqitjen e djelmoshave tanë u prononcua edhe ish-basketbollisti dhe tashmë trajneri e njohësi i mirënjohur i basketbollit kosovar, Artan Mehmeti.
Ai tha se ndeshja e mbrëmshme u vendos nga mungesat e mëdha, kurse shpreson që në ndeshjen e radhës të ketë më pak gabime e të arrihet rezultat pozitiv.
“Mendoj që mbrëmë ekipi ynë, lojtarët tanë ka dhënë makimumin e tyre. Duke parë mungesat e shumta nuk kam pritur rezultat pozitiv. Sllovakia me meritë ka fituar. Në këtë nivel të garave me kaq mungesa vēshtirë do të jetë edhe lojën e ardhshme. Por, ja që basketbolli është ndonjehere i çuditshëm kështu që edhe loja nga loja tjetër dallon. Le të shpresojmë që ndeshjen e rradhës të kemi më pak gabime dhe të synojmë rezultat pozitiv” deklaroi Mehmeti për GazetaBlic Sport.
Përkundër humbjes, Kosova mbetet në vendin e dytë në tabelë me katër pikë të tubuara – dy fitore dhe një humbje.