Meha “bombardon” Besiktas-in, feston me shqiponjë

149

Snajperi i kombëtares shqiptare Alban Meha ka lansuar një predhë drejt portës së Besiktas, e cila është ndalur vetëm nga rrjeta e gardianit Denys Boyko, për ti siguruar kualifikimin tutje skuadrës së Konyaspor-it në garat e Kupës, përcjell Gazeta Sheshi.

Mesfushori shqiptar ka realizuar në minutën e 84, derisa ka gjuajtur me të majtën nga larg 20 metra, duke përplasur topin për rrjetën e skuadrës mike.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-1, skuadra e Konyaspor kalon në gjysmëfinale, derisa ky gol pritet të jetë një sinjal i fuqishëm për trajnerin e kuqezinjëve, Gianni De Biasi, se duhet ta marrë me vete në Francë, snajperin nga Mitrovica.

http://www.dailymotion.com/video/x3vnz8c_alban-meha-goal-hd-konyaspor-1-0-besiktas-03-03-2016-hd_sport