Megjithë rastet me COVID-19, Kosova U-21 po stërvitet në ‘Fadil Vokrri’

Ndonëse katër lojtarë dhe një anëtar i stafit dolën pozitiv në testimin për COVID-19, kombëtarja U-21 e Kosovës në futboll po zhvillon stërvitje në Fadil Vokrri.

Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit tashmë janë në fushën e blertë, ku të martën duhet të luajnë ndeshjen ndaj Andorrës.

FFK-ja të hënën konfirmoi se katër lojtar dhe një anëtar i stafit i kombëtares U-21 janë me koronavirus.

Në stërvitje po marrin pjesë 19 futbollistë.

Përveç lojtarëve të infektuar, ‘Dardanëve’ të rinj do t’i mungojë edhe Liridon Balaj, i cili do të rikthehet në Zvicër për t’u rikuperuar plotësisht te klubi i tij Aarau.

LEXO gjithashtu edhe:

Telashe për selektorin Prekazi, Balaj braktis kampin dhe rikthehet në Zvicër!