Megjithatë Donika Kadaj – Bujupi nesër në protestë

353

Deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e cila dje dha dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku plot 13 vjet ishte krah saj, do të jetë nesër në protestën e organizuar nga tri partitë opozitare.

Në një përgjigje të shkurtë për KosovaPress, Kadaj – Bujupi tha të mos ketë hequr dorë nga kauza.

“Përkundrazi, nesër do të rreshtohem me qytetarët”, tha deputetja Kadaj – Bujupi.

Ajo ftoi qytetarët që nesër të dalin sa më masovikisht në protestë.