Megjithatë, do zhvillohet ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë

115

Dueli miqësor i paraparë të zhvillohet ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë do të zhvillohet të martën e ardhshme, ka njoftuar Federata e Futbollit të Belgjikës. Megjithatë dueli nuk do të zhvillohet në Bruksel bëjnë të ditur zyrtarët e federatës, transmeton Gazeta Sheshi.

Megjithëse muaj më parë u anulua fare miqësorja ndërmjet Belgjikës dhe Spanjës, pas sulmeve në Paris, këtë herë autoritetet belge kanë vendosur ta zhvillojnë ndeshjen, dhe atë larg Brukselit.

Dueli ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë do të zhvillohet në Leiria.

/Gazeta Sheshi/