Mediet italiane: Mos na merrni për budallenj, Muriqi duhet shitur

Pothuajse në çdo javë media prestigjoze në Itali, “Calciomercato”, ka shkruar artikuj që sulmojnë punën e Igli Tares te Lazio.

Gjithashtu duke ngritur shumë dyshime edhe mbi transferimin e Vedat Muriqit, se nuk e meritonte fanellën e lacialëve.

Padyshim që kjo është periudha më e vështirë në karrierën e Igli Tare si drejtori sportiv i Lacios. “Mjaft më me shokët e xhaguarit”, është shprehja që përdoret nga media italiane.

Një shprehje kjo e cila shërben për të treguar kur bëhesh mik me kundërshtarin dhe del kundër projektit që je për të zbatuar, duke vendosur gjithçka në rrezik.

“Pyetja që ne duhet t’i bëjmë vetes është e thjeshtë: “Vërtet që Muriqi nuk duhet të dalë në treg për t’u shitur? Vërtet Lazio nuk e ka një ide më të mirë se Muriqi? Kjo retorika e “blerjes së re Lulic” që u kthye pas një viti nga dëmtimi, që është njoftuar me kaq shumë bujë, është tmerr llogjik. Mos na merrni për budallenj. A duhet vërtet që të shpjegojmë se ku duhet që të ndërhyjë Lazio në merkato? Të gjithë e dimë, ata e dinë. Dikur thuhej me humor: “A je shoku im apo je shoku i xhaguarit? E tashmja thotë treg, merkato. Kushdo që e shpjegon është një i zhgënjyer, ose dikush që përpiqet shumë, ose një mik. Por jo e juaja, jo kjo skuadër, jo e Inzagit. Këta janë miqtë e “xhaguarit””, shkruhet në artikul