Mediat gjermane e quajnë punë të kryer: Xhaka te Arsenali

102

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat gjermane tashmë e quajnë të përfunduar, transferimin e mesfushorit Granit Xhaka tek Arsenali. Anëtari i Borussia Monchengladbach, ka qenë i lidhur me topçinjtë edhe në afatin kalimtar të janarit, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, transmeton Gazeta Sheshi.

Mediat gjermane raportojnë se kanë parë teknikun e Arsenal-it, Arsene Wenger duke drekuar së bashku me babain e Xhakës, Ragipin dhe menagjerin e tij Andy Gross javën e shkuar dhe me pak fjalë kanë rënë dakord për transferimin e mesfushorit shqiptar tek revolveristët.

Nëse do të realizohet një operacion i tillë, skuadra londineze do ti paguajë gjermanëve të Monchengladbach një shumë prej 33,7 milionë eurosh.

Mesfushori 23-vjeçar kishte qenë objektiv edhe i skuadrës tjetër angleze Liverpool, por besohet se oferta e gunnersave ishte më konkrete dhe më e mirë.

/Gazeta Sheshi/