Mediat braziliane në "këmbë" për Kosovën

617

Pjesëmarrja e Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll, po bënë bujë anekënd botës. Edhe faqja braziliane, “Planotatico” i ka kushtuar një shkrim special Kosovës.

“Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një turne zyrtar që kur u pranua si anëtare e FIFA-s. Në të vërtetë, 1.8 milionë banorët e Kosovës do të jetë në të gëzuar që kombëtarja e tyre për herë të parë përfaqëson shtetin e tyre në eliminatoret për Kupën e Botës. Ata do të bëjnë debutimin e tyre larg shtëpisë së tyre, në Turku kundër Finlandës. Janë në grup shumë të vështirë, grupin I me Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Turqinë”.

“Vetëm dy lojtarë nga 25 të ftuar luajnë në futbollin vendorë: portieri Flamur Neziri (Feronikeli) dhe Granit Kolshi (Besa Pejë). Të gjithë të tjerët të luajnë jashtë vendit, por të paktë në elitën e ligat kryesore evropiane”, shkruan mes tjerash “Planotatico”.

Portali brazilian përmend edhe diskutimin  në mes të federatave, Kosovës dhe Zvicrës, për disa lojtarë, në mesin e tyre Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj, që luajnë për Zvicrën dhe kërkohen nga Kosova.