Më shumë zyrtarë se sportistë në Rio, Thaçi me djalë

237

Kreu i shtetit Hashim Thaçi, në udhëtimin e tij drejt Rios, për në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, e ka marrë me vete edhe djalin e tij, Endritin.

Ata janë parë së bashku duke duartrokitur parakalimit të përfaqësuesve të Kosovës në pjesëmarrjen historike në një ngjarje kaq të madhe të sportit ndërkombëtar.

Këtyre ditëve në Kosovë është diskutuar se si nga Kosova kanë udhëtuar për pjesëmarrje tetë sportistë, derisa “ekspedita” e kosovarëve përfshirë shumë zyrtarë të shtetit e dhjetëfishon këtë shifër. /Gazeta Sheshi/