“Më shumë se një ndeshje futbolli”, media e njohur europiane reportazh emocionues për sfidën Kosovë-Angli (VIDEO)

Sfida e 17 nëntorit Kosovë-Angli 0-4 dhe atmosfera entuziaste e krijuar në Prishtinë prej ditësh me radhë u bënë fokus i reportazhit të medias së njohur britanike të futbollit ‘’COPA 90’’.

Në një video me kohëzgjatje gati 8 minutash, përshkruhet konflikti i armatosur midis UÇK-së dhe ushtrisë së ish-Federatës Jugosllave në vitet 1998-1999, ngritja ekonomike e vendit pas luftës dhe mbi të gjitha, mënyrën se si futbolli në Kosovë arriti të bënte të njohur vendin në mbarë kontinentin europian.

Kosova

Në këtë reportazh, tregohet se si lufta e përgjakshme nuk arriti ta vriste dëshirën për të luajtur futboll, ndërsa më tej tregohet se si Kosova arriti të krijojë identitetin e saj në arenën ndërkombëtare nëpërmjet rezultateve historike me përfaqësuesen ‘’Dardane’’.

Tifozet e Kosoves

Kujtojmë që takimi Kosovë-Angli 0-4, i luajtur në 17 nëntor në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ tërhoqi vëmendjen e mediave europiane për përjetimin jo thjesht sportiv, por dhe për mikpritjen dhe kulturën e qytetarëve të Kosovës, të cilët japin një mbështetje të pakontestueshme Anglisë, njëri prej vendeve që u angazhua në bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Më poshtë mund të ndiqi reportazhin e plotë të ‘’COPA 90’’ për sfidën Kosovë-Angli 0-4: