Më në fund një skuadër kërkon Balotellin

213
Më në fund një skuadër ka shprehur interesim për Mario Balotellin.

Pas refuzimit që i bëri Sassuolo, Bologna, Palermo, është një skuadër nga liga e dytë angleze që po kërkon shërbimet e sulmuesit italian.

Sipas medieve në Angli, është skuadra e Wolves, që ka bërë hapat e parë për të nënshkruar me Balotellin.

Wolves drejtohet nga trajneri italian, Walter Zenga, dhe kjo mund të jetë lidhja që mund të shtyj italianin drejtë një lige më poshtë, përcjell Lajmi.net.

Mbetet të shihet në Balotelli do të pranojë të luaj ligën e dytë angleze.