Më në fund e pranon realitetin

169

Leicester Cityt është lideri i Premierligës me 73 pikë të tubuara, pesë më shumë sesa Tottenham që është i dyti.

Besoni ose jo, katër xhiro pa përfunduar sezoni, Claudio Ranieri më në fund e ka pranuar se Leicester Cityt synon ta fitojë titullin në Premierligë.

Trajneri italian deri më tani kishte thënë se Leicester synon vetëm Ligën e Kampionëve, edhe pse pjesën më të madhe të sezonit ishte në vendin e parë.

“Ne jemi në Ligën e Kampionëve, kjo është fantastike. Ju lumtë të gjithëve. Kjo është një arritje e madhe dhe tani ne do të përpiqemi për të fituar titullin. Vetëm kjo na ka mbetur”, ka deklaruar Ranieri.

“Unë kam folur me lojtarët, tani është momenti i duhur për të luftuar. Unë jam një njeri pozitiv. Nëse fitojmë titullin do të jetë e pabesueshme. Por, nëse Tottenham e fiton titullin, atëherë do tu them urime”, ka theksuar italiani.