Nga persona me maska dhe me koktej molotovi është djegur mbrëmë edhe vetura e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Ali Rexha.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në Mitrovicë, përderisa vetura zyrtare qëndronte e parkuar para ndërtesës ku banon prokurori Rexha, në qendër të Mitrovicës.
Dëshmitarët që kanë rastisur në vendin e ngjarjes i kanë thënë KosovaPress-it se tre persona me maska fillimisht kanë thyer xhamin e veturës dhe më pastaj i kanë vënë flakën veturës me koktej molotovi.
Po sipas dëshmitarëve kanë qenë fqinjët ata që kanë ndihmuar në fikjen e zjarrit.
KosovaPress ka provuar të marrë edhe konfirmimi zyrtarë për këtë rast mirëpo kjo ka qenë e pamundur.