Skandali për doping nuk e ka trembur aspak teniseren ruse, Maria Sharapova, që ditët e fundit është parë duke shëtitur në rrugët e Londrës, derisa kurreshtja për ta parë atë ka qenë shumë e madhe, sa i gjithë shtypi britanik u mbush me imazhet e saj, përcjellë Gazeta Sheshi.
Me një stil tejet të bukur, Sharapova, i ka marrë shikimin shumë kalimtarëve të rastit në çdo rrugë të Londrës që ajo ka shkelur, derisa ishte për të marrë pjesë në një trajnim biznesi.