Me dy skuadra më pak, Kategoria Superiore e Shqipërisë më e shtrenjtë se Superliga e Kosovës

Edhe pse me dy skuadra më pak, Kategoria Superiore e Shqipërisë vlerësohet si më e shtrenjtë se Superliga e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Metro.

Ashtu si në Superligën e Kosovës, edhe në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, gara për titull po del të jetë shumë e fortë në këtë sezon.

Gara për titull është shumë interesante në të dyja kampionatet, duke marrë parasysh se në garë për t’u shpallur janë kampion 5/6 skuadra.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se sa është vlera e përgjithshme e Superligës së Kosovës dhe Kategorisë Superiore në treg?

Sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’, Superliga e Kosovës kap vlerën prej 20.38 milionë euro, transmeton Metro.

Kurse, Kategoria Superiore vlerësohet me vlerëren prej 37.13 milionë euro. Duhet theksuar se kampionati i Shqipërisë përbëhet nga 10 skuadra, kurse i Kosovës nga 12 skuadra.