Me çfarë aktivitetesh merren 40 vjeçarët

71

Mosha 40-vjeçare shpesh cilësohet si idealja për të realizuar disa dëshira të mbetura peng gjatë rinisë. Kjo moshë është ideale për realizimin e tyre kjo pasi janë në gjendje që të përballojnë sfidat.

Më shumë se gjysma e njerëzve thonë se si paraja më së shumti i pengon që të realizojnë ëndrrat e veta dhe të fitojnë përvojat e dëshiruara. Mungesa e kohës, obligimet familjare dhe rutina janë faktorë të tjerë vendimtarë që i pengojnë njerëzit në realizimin e ëndrrave, ka treguar hulumtimi i kompanisë britanike, Discovery Netëorks.

Rreth 39 për qind e njerëzve konsiderojnë se si do të jenë më të sigurt në aventurat në moshën më të vjetër, ndërsa më së shpeshti ëndrrat e veta si udhëtimet aventuriere, hedhjen me parashutë, shpërnguljet ose ndryshimin e profesionit i realizojnë vetëm në vitet e 40-ta të jetës.

Dëshirat dhe ëndrrat që i kanë imagjinuar, meshkujt më së shpeshti i realizojnë me 39 vjet, ndërsa femrat e bëjnë këtë me 43 vjet, sepse atëherë mund t’ia lejojnë vetes aktivitetet për të cilat kanë ëndërruar, shkruan Daily Mail.

Rreth 64 për qind e njerëzve besojnë se si për aventurë domosdo duhet të jeni kureshtarë, ndërsa 47 për qind e atyre thonë se si është e rëndësishme të keni vetëbesim për t’i realizuar ëndrrat tuaja.

Dy të tretat e njerëzve aventurën e lidhin me pushimin aktiv, si shkuarjen në safari, derisa 50 për qind e njerëzve konsiderojnë që pushimet aventuriere janë ato që përfshijnë aktivitetin fizik dhe elementin e mbijetesës, si ngjitja në male.

“Ky studim na rikujton që kurrë nuk është vonë për dalje nga rutina dhe realizimin e asaj që e dëshirojmë një kohë të gjatë”, thotë menaxherja e Discovery Networks, Susanna Dinnage.