Mbyllet xhiroja e 20-te e Superliges

164

Besa-Feronikeli dhe Trepça ’89-Drenica ishin ndeshjet e fundit të xhiros së 20-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i kësaj jave ishte ndërmjet Besës dhe Feronikelit. Fitorja i takoi ekipit vendas që u tregua më efikase kundër pretendentit për titull Feronikelit. Ndeshja u mbyll me rezultat 2 me 1.

Me këtë fitore Besa arrin në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Feronikeli mbetet prapa Hajvalisë dhe Gjilanit me 35 pikë, një më pak se gjilanasit dhe dy më pak se Hajvalia.

Ndërsa edhe takimi tjetër ndërmjet Trepçës ’89 dhe Drenicës i takoi ekipit vendas, i cili fitoi me rezultat prej 2 me 0.

Ishin golat nga Kurtishaj dhe Pefqeli që i siguruan pikët e plota ekipit mitrovicas.

Tabela e plotë e Superligës pas 20 xhirove:

superliga