Mbyllet sezoni vjeshtor në Vala Superligë , ja renditja përfundimtare (FOTO)

Trepça ’89 ishte konfirmuar si kampion i pjesës vjeshtore në Vala Superligën e Kosovës, derisa kishte triumfuar në Prizren ndaj Lirisë në takimin e vlefshëm për javën e 17-të. Ndërkohë, falë fitores ndaj Hajvalisë, skuadra e Llapit ka përfunduar në pozitën e nënkampionit, shkruan Gazeta Sheshi.

Prishtina dhe Feronikeli mbyllin këtë gjysmë sezonë jashtë objektivave pasi gjenden në pozitën 3 & 4, ndërkohë që duhet në pranverë iu duhet të fillojnë me misionin “Përmbysja”.

Barazimi ndaj Dritës në Gjilan e rikthen Besën në pozitën e pestë me pikë të barabarta me skuadrën e Gjilanit, megjithëse dy ekipet kishin pretenduar pozitat e epërme të klasifikimit.

Liria dhe Drenica mundohen të ruajnë mesin e artë të tabelës, ndërkohë që janë të rrezikuar nga Drita dhe Ferizaj që nuk do dorëzohen deri në fund sa i përket çështjes “barazhi”, shkruan Sheshi.

Hajvalia ka zhgënjyer tërësisht, derisa është pajtuar me fatin që sezonin e rradhës të luajë në një rank më të ulët të garave, ndërsa për Trepçën ekziston edhe një mundësi në pranverë që ta zënë trenin e shpëtimi.

tabelavjeshta

 

/Gazeta Sheshi/