Mbyllet Kupa Ballkanike për klube, ky ekip fiton turneun

Ekipi turk Beshiktash nga Stambolli është fitues i Kupës Ballkanike të klubeve, ngase në finale e zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan ka mposhtur ekipin rumun Primarja Lugoj me rezultat 3:0 në sete, shkruan kryelajmi.com

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Beshiktash kishte mposhtur Dritën e Gjilanit, kurse klubin tonë e kishin mposhtur edhe rumunet e Primarja Lugoj, andaj këto dy klube u ndeshën në finale.

Në setin e parë më të mira kanë qenë turke, të cilat të prira nga ukrainasja Alesia Rykhliuk dhe nga kroatja Mia Jerkov kanë qenë të pandalshme nga blloku i rumuneve, andaj setin e parë e kanë fituar me rezultat 25 me 13.

Edhe në setin e dytë turket kanë qenë më të mira, duke ngadhenjyer me rezultat 25 me 19, e me shifra të tilla ka përfunduar edhe seti i tretë dhe i fundit, shkruan kryelajmi.com.

Pas përfundimit të ndeshjes janë ndarë kupa e diploma për më të mirët, kurse një meritë të madhe e meriton edhe KV Drita, që ka qenë organizatore e këtij turneu.