Janë mbyllur pesë ndeshje të Vala Superligës.
Llapi ka fituar ndaj Feronikelit 2:0, për të dalë në vendin e tretë.
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lirisë në shtëpi 3:1, ashtu sikur Gjilani kundër Drenicës 4:1.
Trepça ka humbur finalen e fundit, duke mos arritur të fitojë ndaj Dritës, 1:1.
Sfida tjetër mes skuadrave të fundit të tabelës, Hajvalia-Ferizaj, është mbyllur 0:1.
Sot
Gjilani-Drenica 4:1
Hajvalia-Ferizaj 0:1
Llapi-Feronikeli 2:0
Prishtina-Liria 3:1
Trepça-Drita 1:1
Superliga – Xhiroja e 30-të
E mërkurë
Prishtina – Liria 3-1
-Mbyllet ndeshja!
78′ Goool. Khalid ka shënuar pas një solo depërtimi, duke vendosur praktikisht fatin e kësaj ndeshje 3-1.
57′ Goool. Mankenda ka realizuar sërish për ta kaluar Prishtinën në epërsi 2-1.
-Mbyllet pjesa e parë!
38′ Goool. Chibuze ka përfituar nga një gabim i ‘gardianit’ Bekaj dhe ka qëlluar në portën e zbrazët për të barazuar rezultatin.
27′ Goool. Mankenda realizon me kokë për epërsinë e parë të vendasve.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Bekaj, Curri, Dallku, Maxhuni, Neziri, Boshnjaku, Hamiti, Pevqeli, Khalid, Kelmendi, Mankenda. Kryetrajner: Arsim Thaqi.
Liria: Ruxhi, Bytyqi, Dina, Rexha, Gjeraj, Asare, Likaj, Gashi, Mustafa, Chibuze, Korenica. Kryetrajner: Bekim Bakaj.
Llapi – Feronikeli 2-0.
-Mbyllet ndeshja!
80′ Goool. Mirlind Daku pasi ka rrëmbyer një top nga Ardian Limani ka tejkaluar ‘gardianin’ Maloku dhe ka realizuar për rezultatin 2-0.
73′ Labinot Osmani ka dështuar të realizojë nga penaltia, duke goditur vetëm shtyllën pingule.
-Mbyllet pjesa e parë!
45′ Goool. Valon Zeqiri realizon në mundësinë e fundit në pjesën e parë, duke realizuar në maksimum një gabim në mesin e fushës tek miqtë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Kadriu, Sinani, Statovci, Jashari, Idrizi, Shaqiri, Namani, V.Zeqiri, Daku, Berbatovci. Kryetrajner: Tahir Batatina.
Feronikeli: Maloku, Gërbeshi, Limani, Shala Doshlaku, Shabani, Bardhi, Maliqi, Milicaj, Prokshi, Osmani. Kryetrajner: Ramiz Dervishi.
Gjilani – Drenica 4-1
-Mbyllet ndeshja!
80′ Goool. Kreshnik Lushtaku ka realizuar për të ngushtuar epërsinë.
55′ Goool. Haxhimusa nuk e ka ndërmend të ndalet realizon sërish, tani për 4-0.
53′ Goool. I pandalshëm Betim Haxhimusa me gjysmë volej realizon nga largësia për 3-0.
49′ Goool. Sërish Betim Haxhimusa ka shënuar për vendasit për ta dyfishuar rezultatin.
47′ Goool. Betim Haxhimusa ka realizuar për ta kaluar skuadrën e Gjilanit në epërsi.
-Mbyllet pjesa e parë!
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Kaqiu, Kastrati, Hyseni, Arm.Thaçi, Blakçori, Kosumi, Ajeti, Morina, Aliu, Haxhimusa, Rusi. Kryetrajner: Arbnor Morina.
Drenica: Ymeri, Geci, Ibrahimi, Bejta, Nebiu, Krasniqi, Bekteshi, Uka, Dajaku, Lushtaku, Arifaj. Kryetrajner: Fadil Rama.
Trepça – Drita 1-1
90′ Goool. Ergyn Ahmeti realizon në aksionin e fundit në ndeshje për ta barazuar rezultatin.
-Mbyllet ndeshja!
-Mbyllet pjesa e parë!
44′ Goool. Viktor Kuka ka realizuar për të kaluar mysafirët në epërsi.
Hajvalia – Ferizaj 0-1
80′ Goool. Elbasan Thaqi ka realizuar për Ferizajn dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
-Mbyllet pjesa e parë!
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00
/Gazeta Sheshi/