Mbyllen Lojërat Olimpike ‘RIO 2016’, ja në cilin vend përfundoi Kosova

Lojërat Olimpike Rio 2016 janë mbyllur sot me medaljen e fundit të artë që e fitoi në basketboll SHBA-ja.

Kjo olimpiadë ka hyrë në histori të Kosovës, pasi që për herë të parë kosovarët morrën pjesë në olimpiadë.

Padyshim që suksesin më të madh e ka arritur xhudistja, Majlinda Kelmendit.

Kjo e fundit në kategorinë 52 kilogram të xhudos u shpall kampione duke i sjell Kosovës medaljen e parë të artë.

Kosova zë vendin e 54-të, duke lënë pas vende si Portugalia, Izraeli, Finlanda e Egjipti.

SHBA edhe këtë herë dominoi duke fituar në total 121 medalje, ndërsa Britania e Madhe ka 67 medalje, kurse në vendin e tretë u rendit Kina me 70 medalje.

flamuriojnat