Mbushesi që ju duhet të gjithëve

Harxhimi i baterisë së telefonit është një shqetësim për të gjithë prandaj shpesh lind nevoja e zbulimit të mënyrave të ndryshme që ndihmojnë në mënyrën se i të zgjidhim këtë problem.

Së fundmi është krijuar një mbushes special që mund të karikojë një iPhone, vetëm në 5 minuta. Mbushesi i prodhuar nga kompania kineze ‘ASAP Dash’ thuhet se karikon 16 herë më shpejt se karikuesit standardë të celularëve.

Inxhinierët thonë se ky mbushes edhe jetëgjatësinë e baterisë me katër orë të tjera. Mbushesi ka si karakteristikë ndalimin e punës kur kupton se ka karikuar 100% një bateri.

Ky mbushes mund të blihet online për 89 dollarë, ndërsa në treg do të hidhet në qershor.