Mbrojtësi spanjoll i Cityt tallet me “Luftën e Tretë Botërore” – ky është reagim i tifozëve

Aymeric Laporte është i bashkuar shakave në rrjetet sociale rreth mundësisë së “Luftës së Tretë Botërore”, transmeton Insporti.

Laporte në rrjetin social Tëitter bërë share një video me mbi shkrim ““Kur të ftojnë për t’iu bashkuar ushtrisë #jo #WWII”, shkroi Laporte, mbi një video ku shihet ai duke sinjalizuar jo me dorë”.

Këtë postim e bëri sa ishte duke zhvilluar ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Manchester City në gjysmëfinalen e Ligës së Kupës, të cilën e fitoi City me rezultat 3:1.

Pas ndeshjes, ai e mori vëmendjen e tifozëve me një postim kontrovers në llogarinë e tij, duke u tallur për “Luftën e Tretë Botërore”.

Më vonë, ai e fshiu këtë postim, mirëpo jo para se tifozët ta ruanin si fotografi.