Mbrojtësi shqiptar debuton ndaj Juventusit

Po afron dita e madhe për 20-vjeçarin, Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të bëjë paraqitjen e parë me fanellën e Romës në Serie A të dielën mbrëma.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar do të startojë kundër Juventusit.

“Nëse asgjë nuk ndodh nga tani deri te starti i ndeshjes, këta janë lojtarët që do të startojnë; Mirante, Santon, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Spinazzola, Pellegrini, Veretout, Mkhitaryan, Pedro dhe Dzeko”, tha Fonseca.

Sfida me Juventusin zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në ‘Olimpico’.