“Mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë është…"

212

Ander Herrera nuk ngurron kurrë për të thënë disa fjalë të mira për futbollistët e preferuar, sidomos kur këta të fundit i ka shokë skuadre. Së fundmi spanjolli ka lavdëruar Antonio Valencian, për të cilin mendon se është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Valencia, i cili u soll në “Old Trafford” nga Sir Alex Ferguson në vitin 2009, e ka nisur mbarë sezonin nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho. Forma e tij në fushatën parasezonale të skuadrës dhe performancat në dy ndeshjet e para në Premier League kanë qenë më shumë se bindëse, aq sa Herrera sheh vetëm Dani Alvesin në nivelin e shokut të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=kjWb37eWK1I

“E njoh Antonion dhe gjithmonë më ka pëlqyer mënyra se si luan. Mendoj se ai është një nga mbrojtësit anësorë më të fortë në botë. E di se ky nuk është pozicioni i tij natyral – zakonisht ka luajtur si mesfushor krahu – por mendoj se tani ai është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, mbase bashkë me Dani Alvesin, të cilin e pëlqej shumë. Kur ke një mbrojtës të djathtë të shpejtë në mbrojtje dhe të aftë për të dhënë gjashtë apo shtatë krose për ndeshje, gjithnjë ose pothuajse gjithnjë të sakta, atëherë ai e kupton futbollin. Kur kam topin, e di se Antonio është gjithmonë gati për ta marrë”, – është shprehur mesfushori.