
Edon Maxhuni sot është bërë basketbollisti i katërt shqiptar, i cili ka arritur ta prek Evropianin me një kombëtare, shkruan Gazetasheshi.com
Maxhuni arriti të kualifikohet me Finlandën dhe falë humbjes së Gjeorgjisë preku kampionatin Evropianin 2022
Kualifikimi në Evropian, Maxhunin e bëri basketbollistin e katërt shqiptar që e arrinë një kompeticion të tillë prestigjioz.
Përveç Maxhunit, Eurobasketin me kombëtare prestigjioze e kanë arritur edhe Ermal Kuqo e Kenan Sipahi me Turqinë dhe Dardan Berisha me Poloninë, madje ky i fundit Polonisë ia kishte siguruar një fitore në çastet e fundit ndaj Turqisë.
Basketbollisti shqitpar në ndeshjen e sotme ka shkëlqyer për Finlandën, ku për 18 minuta të zhvilluara realizoi 17 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim.