Mavraj për Canën: “Nuk ka xixa mes nesh”

103

Mergim Mavraj insiston se nuk ka asnjë problem me Lorik Canën, të cilin e kishet fajësuar për golin e pësuar në ndeshjen ndaj Austrisë

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mergim Mavraj ka thënë se më shumë se asnjëherë më parë janë vëllezër me Lorik Canën.

Ky reagim ka ardhur pas deklaratës që mbrojtësit kosovar ka dhen pas humbjes me Austrinë me rezultat 2:1, ku kishte  fajësuar Canën për golin e dytë.

“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë ‘xixa’ mes nesh, por as mes askujt në këtë familje të madhe”, ka shkruar Mavraj në Facebook.

“Do doja që në të njëjtin nivel me këtë ekip kombëtar të jenë dhe gazetarët që shkruajnë për të. Gabuam sepse nuk jemi të pagabueshëm, çdo fitore na gëzon edhe çdo pësim na mëson. Më shumë se asnjëherë vëllezër”, ka shkruar Mavraj në Facebook.

mavrajj