Mavraj impresionues ndaj Wolfsburgut

141

Mërgim Mavraj ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të fundjavës së shkuar jo vetëm te Koln, por në gjithë Bundesligan.

Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Wolfsburg, sfidë që përfundoi pa gola.

Ai ishte perfekt në prapavijë dhe duke krijuar edhe rastin më të mirë të ndeshjes, por gjuajtja e tij e bukur në fundin e pjesës së parë u prit po aq bukur nga portieri vendas.

Kicker e ka cilësuar perfekte paraqitjen e Mavrajt, duke e vlerësuar me notën 2 si asnjë lojtar tjetër, që në futbollin gjerman është ndër më të lartat (1 konsiderohet më e larta, por rrallë i jepet ndonjë lojtari).