Mavraj, dikur i tepërt, sot i domosdoshëm

100

Situata që kaloi Mërgim Mavraj gjatë periudhës së merkatos ishte nga më të vështirat.

Nga njëra anë qe vendimi i trajnerit për ta lënë jashtë skuadrës, nga ana tjetër ishin një sërë ofertash të refuzuara nga Këlni për të.

Ndërkohë, merkato përfundoi dhe lojtari ka bërë tri ndeshje si titullar.

Tashmë, trajneri Stoger e ka atë pjesë të llogarive të tij për formacionin titullar. I rikthyer nga dëmtimi, Mavraj është pa diskutim mes 11 lojtarëve titullarë për të premten.