Mashtroi në provimin e patentës, Valdes në telashe

127

Përpjekja për të mashtruar në provimin e patentës mund të jetë diçka normale për një person të zakonshëm, por kur bëhet fjalë për Viktor Valdesin, kjo përbën lajm.

Portieri spanjoll e ka futur veten në telashe pasi autoritetet spanjolle kanë zbuluar se ai ka mashtruar në provimin e patentës për drejtimin e varkës me motor.

Sipas mediave angleze dhe atyre spanjolle, “gardiani” i Midëllsbrout akuzohet se ka paguar dikë tjetër për t’u ulur në vendin e tij në provimin e zhvilluar në Spanjë.

Ekspertët vendas të shkrimit të dorës analizuan një sërë provimesh dhe dolën në përfundimin se 81 teste janë manipuluar, mes të cilëve edhe ai ish-portierit të Barcelonës.

Ndërkohë, është ende e paqartë dënimi që mund të marrë 34-vjeçari për këtë bëmë.